Emërllahu nis aventurë të re te Polissya Zhytomyr
BKT
Sport

Emërllahu nis aventurë të re te Polissya Zhytomyr

Sh.Ç|RTKlive

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu, ka hapur një kapitull të ri në karrierën e tij. Futbollisti kosovar është prezantuar zyrtarisht te klubi ukrainas Polissya Zhytomyr, pas transferimit nga skuadra rumune CFR Cluj.

Emërllahu ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin e ri, ndërsa në fushë do të paraqitet me fanellën me numrin 14.

Ky transferim pritet t’i japë mesfushorit më shumë hapësirë për zhvillim dhe rol më të rëndësishëm në ekip.