Krishtlindjet kremtohen me meshë festive në kishën “Engjëlli i Rojës”
BKT
Lajme

Krishtlindjet kremtohen me meshë festive në kishën “Engjëlli i Rojës”

Driton Ramadani / RTK

Krishtlindjet me meshë festive janë kremtuar edhe në kishën katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj. Qytetarët uruan që të mbizotërojë dashuria dhe mirësia ndaj njëri - tjetrit.

Mesha festive u udhëhoq nga famullitar i Kishës Katolike “Engjëlli i Rojës” don Mikel Sopi.

“Mesazhi dominanët i Krishtlindjes është fjala e engjëllit që është kisha e ‘engjëllit të rojës’, ‘Lavdi Zotit në qiell e paqe njerëzve në tokë’. Çka dmth mi dhënë Zotit lavdin, dmth që të jetojmë ndershëm, të jetojmë mirë, të jetojmë me dashuri me përgjegjësi ndaj njeri-tjetrit, ndaj familjes, ndaj shoqërisë, ndaj detyrave që i kemi. Uroj që vendi ynë duke jetuar këtë mesazh të dashurisë ndër vëllazërore ndër njerëzore dhe të përgjegjësisë ndaj vendit tonë të mundemi bashkërisht të punojmë për të mirën, për të ardhmen tonë, duke kujtuar se këtë liri që e kemi sot e kanë ëndërruar shumë breza dhe këtu duhet të jetë një motiv shtesë ta bëjmë më të mirën vendin tonë e për familjet tona”, tha don Mikel Sopi.

Për festën e Krishtlindjes edhe qytetaret uruan që të mbizotërojë dashuria dhe mirësia ndaj njëri-tjetrit

“Urojë që gjithë njerëzit të përjetojnë gëzime dhe të jetojnë të lirë, të jetojnë paqe dhe shëndet të mirë dhe ta gëzojnë edhe këtë festë dhe festat e tyre kushdo çka feston”, tha Prenk Gashi, qytetar.

“Ndihem shumë i lumtur që mu dha rasti t’i përshëndesë e t’i urojë të gjitha familjet e krishtera shqiptare, që të urojmë njëri-tjetrin të kenë në familjet e tyre mirësi begati paqe e lumturi e të gjitha të mirat në Kosovën tonë të lirë”, tha qytetari Ali Nikolla.

Në shënim të kësaj feste janë zhvilluar edhe aktivitete të tjera.


MË SHUME NGA Lajme