16:14 / 27.12.2025
Debati Zgjedhor, përfaqësuesit politikë sonte në RTK flasin për sportin
RTKlive
Sonte në RTK në kuadër të debatit zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit do të diskutohet për sektorin e sportit.
Përfaqësuesit e subjekteve politike do të shpalosin programet e tyre e vizionin e partive që përfaqësojnë për këtë fushë.
Të ftuar në studio janë, Bylbyl Sokoli nga Lëvizja Vetëvendosje, Besim Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës e Fadil Arifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Debati për sportin në kuadër të debateve zgjedhore do të transmetohet nga ora 20:10 në RTK.























