Voton Limaj: Sot është dita e vendimmarrjes së çdo qytetari
BKT
Foto: Elmina Osmani|RTK
Lajme

Voton Limaj: Sot është dita e vendimmarrjes së çdo qytetari

V.S|RTKlive

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka quajtur këtë të diele të zgjedhjeve, ditë të rëndësishme për demokracinë.

Pasi votoi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Limaj tha se  sot është dita e vendimmarrjes së çdo qytetari për ta bërë këtë shtet më të pjekur, më të fortë , më konsistent e më funksional.

“Vendimmarrja sot është në dorën e çdo qytetari për t’i dhënë një mundësi e shpresë zhvillimit të shtetit të Kosovës. Shpresoj që qytetarët e Kosovës sot do të vendosin për fëmijët tanë për këtë shtet, për forcën e shtetit, zhvillimin, funksionimin e shtetit. Mos harroni sot vendosni për 4 vjet në dorën e kujt do ta lëni Parlamentin e Kosovës dhe  funksionimin e shtetit të Kosovës. Është një vendimmarrje e rëndësishme, besoj që qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë vendimmarrjeje”, deklaroi Limaj.

 


MË SHUME NGA Lajme