RTK sjell program festiv gjithëpërfshirës për natën e Vitit të Ri
K. K. / RTKlive
Radio Televizioni i Kosovës edhe këtë vit ka përgatitur një program festiv special për natën qendrore të Vitit të Ri, duke synuar t’u ofrojë shikuesve përmbajtje cilësore dhe argëtuese.
Përgjegjësi i programit festiv në RTK, Xhymret Veliu, tha se programi i Vitit të Ri është tashmë një traditë e rëndësishme e transmetuesit publik. Sipas tij, ky program ka për qëllim të bashkojë familjet shqiptare dhe të jetë gjithëpërfshirës. “Si transmetues publik kemi përgjegjësinë që të jemi gjithëpërfshirës”, tha Veliu.
Ndërkaq prezantuesja e natës festive, Egzona Rafuna, ka theksuar përkushtimin e RTK-së për të sjellë më të mirën për publikun. “Edhe këtë vit RTK është munduar që të sjell më të mirën e mundshme tek shikuesit e Radio Televizionit të Kosovës”, theksoi Rafuna.
RTK mbetet një nga adresat kryesore për festimin e natës së ndërrimit të moteve për shikuesit në Kosovë dhe më gjerë.























