Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta, prin LVV-ja
BKT
Foto ilustrim
Lajme

Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta, prin LVV-ja

M.P/M.Sh/ RTKlive

(23:01) Ka përfunduar numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas përditësimit final nga KQZ në orën 22:56, LVV prin e para me 622 vota, pasohet nga PDK me 440 vota. Për LDK-në janë gjithsej 207 vota dhe 181 vota i takojnë Listës Serbe. AAK në anën tjetër ka arritur të marrë 120 vota.

“Në vazhdim të procesit të numërimit do të përfshihen fletëvotimet nga votimi përmes postës të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës”, ka njoftuar KQZ.

Më 2 janar, nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, ndërkaq më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime. Pjesa më e madhe e tyre janë sjellur në Kosovë.

Fletëvotimet e numëruara më herët në QNR (3 – 5 janar 2026) dhe që i takonin votimit përms postës, ishin pjesë e më shumë se 28 mijë pakove me fletëvotime që ishin tërhequr nga KQZ para vitit të ri.

(E plotësuar 22:00) Elezi: Po numërohen fletëvotimet e fundit, procesi po mbyllet

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar të martën në mbrëmje se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është në përfundim e sipër numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe votimit të personave me nevoja të veçanta.

“Deri më tani (e martë, 6 janar 2026, ora 21:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 56 nga 57 vendvotimet, në të cilat më 28 dhjetor u mundësua votimi me kusht, si dhe janë numëruar 36 nga 37 kutitë e votimit brenda të cilave janë vendosur fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta, votimi i të cilëve është mundësuar ditën e zgjedhjeve përmes ekipeve mobile”, tha Elezi.

Sipas tij, “derisa numërimi i këtyre fletëvotimeve nga këto dy lloje votimi është duke shkuar drejt fundit, në QNR ka filluar numërimi i pjesës së dytë të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës. Pra, në vazhdim të procesit të numërimit do të përfshihen fletëvotimet nga votimi përmes postës të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës”.

Sipas njoftimit të KQZ-së, më 2 janar, nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, ndërkaq më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime. Pjesa më e madhe e tyre janë sjellë në Kosovë.

Ndërkaq, fletëvotimet e numëruara më herët në QNR (3 – 5 janar 2026) dhe që i takonin votimit përmes postës, ishin pjesë e më shumë se 28 mijë pakove me fletëvotime që ishin tërhequr nga KQZ para vitit të ri.

Vetëm edhe 8 vendvotime me kusht, numërimi përfundon sonte

Kanë mbetur vetëm edhe numërimi i 8 vendvotime me kusht nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke thënë se procesi i numërimit ka përfunduar për 49 sosh.

“Deri më tani (e martë, 6 janar 2026, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 49 nga 57 vendvotimet, në të cilat më 28 dhjetor u mundësua votimi me kusht. Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme”, njofton KQZ.

KQZ ka njoftuar se në sistem janë evidentuar mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.


MË SHUME NGA Lajme