10:49 / 13.01.2026
Hamza takon Walker: Është pranë nesh, si në janarin e vitit 1999
M.Pasoma / RTKlive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka takuar ambasadorin William Walker, i cili i dha jehonë ndërkombëtare masakrës së Reçakut.
“Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, Ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur”, ka shkruar Hamza në facebook.
Hamza më tej ka thënë se miqësia dhe kontributi i ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme.























