Ajax huazon Maximilian Ibrahimovicin
A. Bela|RTKlive
Ajax ka zyrtarizuar huazimin gjashtëmujor të talentit 19-vjeçar Maximilian Ibrahimovic nga Milani, me marrëveshjen që përfshin edhe një opsion për blerje të përhershme nga klubi holandez.
Ajax planifikon që Ibrahimovic të stërvitet me ekipin e parë, ndërsa në fazën fillestare ai do të aktivizohet me ekipin e të rinjve, me synimin për t’u përshtatur gradualisht me kërkesat e klubit.
Edhe pse përfaqësuesit e tij kishin në shqyrtim disa oferta nga klubet holandeze, lojtari i ri i Milanit vendosi të zgjedhë Ajax-in, duke u bindur nga kushtet e ofruara dhe perspektiva për zhvillim profesional.
Gjatë këtij sezoni me ekipin Milan Futuro, Maximilian Ibrahimovic ka regjistruar pesë gola dhe pesë asistime në 18 paraqitje, statistika që tregojnë potencialin e tij, ndonëse, sipas babait të tij, Zlatan Ibrahimovic, ai ka ende hapësirë të madhe për përmirësim.























