Abdixhiku: Më shumë se dorëheqje nuk kam çfarë të ofroj
BKT
Foto: Lumir Abdixhiku / Facebook
Lajme

Abdixhiku: Më shumë se dorëheqje nuk kam çfarë të ofroj

Valbona Thaçi / RTKLive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga pozita, duke thënë se ky është hapi më moral që një kryetar mund të marrë.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku thekson se vendimi nuk është i tij personal, por i partisë, dhe se pas pesë orë e gjysmë diskutimesh brenda LDK-së, është arritur një dakordësi për të respektuar vendimin e shumicës së anëtarësisë.

Ai shton se nuk është i lidhur pas pozitës. "Jam i lidhur pas shtëpisë. Dhe shtëpia ruhet me rregull, me dinjitet dhe me besim në anëtarësinë e saj dhe në secilën kërkesë të tyre".

“Fatin tim politik e vendos përballë LDK-së, jo mbi LDK-në. Çfarëdo vendimi që merr Kuvendi, do ta respektoj me nder dhe qetësi,” shkruan Abdixhiku, duke kërkuar nga anëtarët të veprojnë pa dramë dhe me dinjitet.


MË SHUME NGA Lajme