Rinumërohen 262 nga 914 vendvotime
M.Pasoma / RTKlive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë rinumëruar 262 nga 914 vendvotime.
“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 16 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 262 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11), Prishtinë (10/26) dhe Prizren (5/235)”, ka njoftuar KQZ.
Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 18 komuna, ndërkohë gjatë pjesës tjetër të ditës, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces.























