Bota në prag të një rendi të ri|Video
RTK
Situata e tensionuar në rrafshin e politikave globale, duke përfshirë Iranin, Venezuelën, Grenlandën dhe rolin e presidentit amerikan, Donald Trump në rendin e ‘ri’ botëror ishin temat që u trajtuan në Specialen e RTK-së.
“Kthesa dramatike që ka bërë SHBA me BE-në nuk ka të bëjë me Donald Trump, por elita e djathtë konservatore e cila konsideron që Evropa ka tradhtuar SHBA-të. Ata e argumentojnë bindshëm”, tha analisti Melazim Koci.
Gazetari Menduh Hysa tha se Amerika Latine është pakontestimisht pjesë e interesave të SHBA-ve. Po njësoj cilësoi ai për një pjesë të Azisë e Grenlandën.
“Mendoj që rezultati final do të jetë ashtu siç ka deklaruar presidenti Trump, sepse e ka deklaruar se e ka interes nacional”, tha ai.
“Lëkundjet e rendit botëror kanë qenë edhe më të hershme. Kjo ka nisur të sfidohet me ardhjen e presidentit Trump, intervenimit në Venezuela por edhe asaj çka po ndodh në Grenlandë e në Iran”, tha Adelina Hasani, hulumtuese nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
Ndërkaq, profesori universitar Dorajet Imeri tha se bota po rindahet apo ripozicionohet konform qytetërimeve të zhvilluara.























