Osmani: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte strategu i betejave
BKT
Lajme

Osmani: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte strategu i betejave

Valbona Thaçi / RTKLive

Presidentja Vjosa Osmani sot ka kujtuar 558-vjetorin e vdekjes së heroit Gjergj Kastriot Skënderbeu, në 17 janarin e vitit 1468.

Ajo ka thënë se Skënderbeu ishte shpata e lirisë, strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Osmani shkruan se nga Kruja, në zemrën e Evropës, emri i tij u bë simbol i qëndresës, i nderit dhe i identitetit tonë të përjetshëm.


MË SHUME NGA Lajme