Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave
BKT
Lajme

Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave

Valbona Thaçi / RTKLive

Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar sot marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave. Marrëveshja është nënshkruar në Uashington D.C. nga ambasadorët e dy vendeve, Ilir Dugolli dhe Wendall K. Jones, derisa lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

"Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Një tjetër lajm i mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi. Urime të gjithë qytetarëve", ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Bahamasi e njohu pavarësinë e Kosovës në muajin dhjetor.


MË SHUME NGA Lajme