Një 53-vjeçare humbi jetën nga zjarri në një shtëpi në Malishevë
BKT
Lajme

Një 53-vjeçare humbi jetën nga zjarri në një shtëpi në Malishevë

N.Mekolli /RTKlive

Një grua rreth moshës 53 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një shtëpi në fshatin Goriq të komunës së Malishevës.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Sipas tij, viktima ka jetuar me babain e saj dhe ka qenë e palëvizshme, çka dyshohet se ka pamundësuar shpëtimin e saj nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit, ndërsa shkaqet e zjarrit po hetohen nga autoritetet kompetente.


MË SHUME NGA Lajme