“Kabare 1999” sjell në skenë realitetin e Kosovës së pasluftës
BKT
Kulturë

“Kabare 1999” sjell në skenë realitetin e Kosovës së pasluftës

Shqipe Gashi|RTKlive

Produksioni muzikor-teatral “Kabare 1999” trajton realitetin e Kosovës së pasluftës, duke shpalosur përmes këngës, humorit të errët, ironisë dhe kujtesës kolektive plagët, kontradiktat, por edhe shpresën e një shoqërie që përpiqet të rindërtojë jetën pas luftës.

Shfaqja ndërton një lidhje mes së shkuarës dhe së tashmes, duke komunikuar me publikun përmes kujtesës, rezistencës dhe nevojës për reflektim shoqëror si elemente kyçe për ndërtimin e një shoqërie më të vetëdijshme.

“Kabare 1999” është bashkëprodhim i Teatrit të Qytetit të Gjilanit dhe organizatës ARTPOLIS. Realizimi i shfaqjes është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe nga Komuna e Gjilanit.

Ky produksion pritet të sjellë një qasje të veçantë artistike në skenën teatrore, duke ofruar një perspektivë ndryshe mbi përvojën kolektive të pasluftës në Kosovë.


MË SHUME NGA Kulturë