Kurti takon ministrin estonez, theksohet partneriteti mes dy vendeve
BKT
Lajme

Kurti takon ministrin estonez, theksohet partneriteti mes dy vendeve

Emine Hoti/RTKlive

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim dhe në një drekë pune ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Estonisë, Erkki Keldo.

Zyra e Kryeministrit njofton se kreu në detyrë i qeverisë vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin me Estoninë si anëtare e BE-së dhe NATO-së si dhe mbështetjen e integrimit tonë euro-atlantik.

Ai theksoi se Kosova dhe Estonia ndajnë realitete të ngjashme të sigurisë dhe një përkushtim të përbashkët ndaj sovranitetit, demokracisë dhe qëndrueshmërisë. 

“Në takim u bisedua për përvojën e suksesshme të Estonisë në fushën e teknologjisë dhe mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit në shërbimet digjitale, inovacion, infrastrukturë dhe energji”, thuhet në njoftim.

Kurti e falënderoi ministrin Keldo për takimin dhe bisedën, bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin mes dy vendeve tona.

 


MË SHUME NGA Lajme