Zjarr në kulmin e pediatrisë, ndërhyjnë zjarrfikësit, nuk ka të lënduar
Valmira Saraçi|RTKlive
Një bojler i vendosur mbi kulmin e Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka marrë sot flakë, por situata është vënë nën kontroll pas intervenimit të shpejt të zjarrfikësve. Këtë e ka konfirmuar për RTKlive, Mirlinda Qyqalla nga Zyra për Medie e QKUK-së, që tha se nuk ka të lënduar apo dëme të tjera.
“Ju njoftojmë se ka rënë zjarr në një bojler të vendosur mbi kulmin e Klinikës së Pediatrisë. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin. Situata është vënë plotësisht nën kontroll dhe nuk ka të lënduar apo dëme të tjera”, tha ajo për RTKlive.
Qyqalla tregoi se aktiviteti në Klinikën e Pediatrisë vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin.























