10:04 / 22.01.2026
Rinumërohen 1,029 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet në 9 komuna
Afet Bela|RTKlive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se në QNR janë rinumëruar 1,029 nga 2,557 vendvotime dhe se procesi është përmbyllur plotësisht në 9 komuna.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
"Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e e enjte, 22 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 1,029 nga 2,557 vendvotime. Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 9 komuna", njofton KQZ.
KQZ bën me dije se në platfomën për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.























