11:17 / 22.01.2026
“Martesa” rikthehet në skenë, dy repriza në fund të janarit
Shqipe Gashi|RTKlive
Publiku do të ketë mundësinë të ndjekë sërish shfaqjen teatrale “Martesa”, një vepër e autorit të njohur polak Witold Gombrowicz, e sjellë në skenë përmes adaptimit dhe regjisë së Norbert Rakowski.
Shfaqja do të jepet në dy repriza: 24 janar në ora 19:00 26 janar 2026 në ora 20:00
Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Armend Smajli, Shkelzen Veseli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buçaj, Era Balaj dhe Adhurim Demi.























