AI depërton në ndërtimtari, strehimi i përballueshëm diskutohet në Davos
BKT
Lajme

AI depërton në ndërtimtari, strehimi i përballueshëm diskutohet në Davos

Medina Pasoma / RTKlive

Inteligjenca Artificiale ka pushtuar edhe industrinë e ndërtimit. Përdorimi dhe përshtatja e instrumenteve digjitale në raport me strehimin e përballueshëm, u trajtua në Shtëpinë e Kosovës në Forumin Ekonomik në Davos.

Mentor Pllana, CEO i “Instabuilt”, përmendi mungesën e fuqisë punëtore, si problem në sferën e ndërtimit në Kosovë e rajon. Ai theksoi se do të jetë e domosdoshme përfshirja e robotëve që ndërtojnë.

“Në qoftë se ndërtojmë një shtëpi në mënyrë tradicionale kjo kërkon kohë 6 deri në 24 muaj. Por nëse ju them se kemi ndërtuar një shtëpi me energji efiçiente ajo na ka kërkuar deri në 62 orë, duke kërkuar vetëm 20% të energjisë për ta ngrohur”, deklaroi Pllana.

Ertion Axha, kryeshef ekzekutiv i “Lika Holding” tha se nuk mund të lënë intelegjencën artificiale të bëj dizajne, të dorëzoj aplikacione te institucionet lokale, të rishikoj përshtatshmërinë e ndërtimit përballë natyrës dhe kushteve arkitektonike.

“Të gjithë inxhinierët, arkitektët dhe ndërtuesit tanë në mbarë botën duhet të kemi të dhëna të besueshme, si pasojë kemi ndaluar përdorimin e ‘Chat GPT’. Ne kemi krijuar sistemin tonë, kemi trajnuar stafin dhe jemi siguruar që të kemi të dhëna cilësore. E vetmja mënyrë që mund ta përdorim AI si projektues ndërtues ka qenë kështu”, tha Alice Charles, eksperte globale në planifikim urban të qëndrueshëm, duke ndarë përvojën e vet.

Dimitri Papalexopoulos, kryetar i grupit TITAN, tha se ekzistojnë katër elemente që po ndikojnë në procesin ndërtues: AI, bikarbonizimi, fuqia punëtore dhe përballueshmëria e kostos.

Ndërkaq Sandy Curth, themelues i “Forma System” tha se mirëmbajtja e të dhënave është një sfidë në raport me përdorimin e instrumenteve të Inteligjencës Artificiale në raport me ndërtimin.


MË SHUME NGA Lajme