MPB publikon materiale informuese për zbatimin e Ligjit për të Huajt
Emine Hoti/RTKlive
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar materiale informuese lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt, me qëllim të ofrimit të udhëzimeve të qarta për kërkesat dhe obligimet ligjore të të huajve në Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit të MPB-së, janë publikuar dokumente dhe materiale informuese që sqarojnë kriteret që duhet të përmbushin shtetasit e huaj, si dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë gjatë parashtrimit të kërkesës për pajisje me lejeqëndrim të përkohshëm dhe/apo lejeqëndrim të përhershëm.
Të gjitha materialet, përfshirë informatat për kriteret dhe listat kontrolluese të dokumenteve të nevojshme për aplikim, janë të qasshme për publikun në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ligji për të huajt dhe Ligji për automjetet ka filluar se zbatuari nga data 16.01.2026.
Zbatimi i Ligjit për të huajt nënkupton se të gjithë ata që nuk posedojnë dokumente të Kosovës do të duhet të aplikojnë për leje qëndrimi brenda 72 orëve.























