Çeku: Drejt përfundimit restaurimi i Hanit të familjes Zajmi
BKT
Kulturë

Çeku: Drejt përfundimit restaurimi i Hanit të familjes Zajmi

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se po shkojnë drejt përfundimit punimet restauruese në Hanin e familjes Zajmi, një nga asetet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit.

“Si e gjetëm dhe si është sot. Drejt përfundimit punimet në Hanin e familjes Zajmi, në Qendrën Historike të Prizrenit”, ka shkruar ai.

Sipas tij, objekti, i cili i takon fundit të shekullit XVIII, po restaurohet tërësisht me qëllim të ruajtjes së autenticitetit dhe vlerave arkitektonike.

“Ky aset që i takon fundit të shek. XVIII-të, po restaurohet tërësisht, për të ruajtur vlerat dhe për të qenë pasqyrë e trashëgimisë së pasur kulturore të vendit tonë”, ka theksuar Çeku.


MË SHUME NGA Kulturë