Bashkëpunim dhe projekte mes të rinjve të Kosovës dhe atyre të Teksasit
Valbona Thaçi / RTKLive
Christian Collins, kryesues i delegacionit dhe kryetar i Samitit Rinor të Teksasit, për herë të parë është mirëpritur në Republikën e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Ministrja në Detyrë e Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se për herë të parë mirëpritëm në Republikën e Kosovës Christian Collins, kryesues i delegacionit dhe kryetar i Samitit Rinor të Teksasit.
Të rinjtë në udhëheqje, pjesëmarrja qytetare dhe angazhimi i brezit të ri në dialogun ndërkombëtar ishin temat kryesore të bashkëbisedimit, së bashku me mundësitë për shkëmbime rinore dhe akademike, programe mentorimi, si dhe nxitjen e lidhjeve kulturore, arsimore dhe sipërmarrëse.
Gërvalla ka thënë se ky takim hapi rrugën për bashkëpunim të frytshëm dhe projekte konkrete mes të rinjve tanë dhe atyre të Teksasit.























