Universiteti ‘Haxhi Zeka’ dhe ASHAK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
BKT
Kulturë

Universiteti ‘Haxhi Zeka’ dhe ASHAK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kimete Kasumi/ RTKlive

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi strategjik, e cila shënon një nga hapat më të rëndësishëm institucionalë në historinë e zhvillimit akademik dhe shkencor të Universitetit “Haxhi Zeka”.

Me këtë rast, kryetarja e ASHAK-ut, Justina Pula bashkë me akademik Fejzullah Krasniqi, nënkryetar i ASHAK, akademik Bardh Rugova, sekretar shkencor dhe akademik Frashër Demaj, sekretar i seksionit të shkencave shoqërore, pritën në takim zyrtar delegacionin e Universitetit “Haxhi Zeka”, në përbërje: Armand Krasniqi - Rektor; Emine Pozhari, kryesuese e Këshillit Drejtues;  Alma Shehu-Lokaj, Prorektore për Mësim dhe Shkencë si dhe Adnan Lataj, drejtor i IT-së në Universitetin “Haxhi Zeka”.

Kjo marrëveshje siç thuhet në njoftim, hap një kapitull të ri bashkëpunimi institucional, përmes të cilit Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës krijon hapësirë dhe mundësi konkrete që Universiteti “Haxhi Zeka” të jetë bashkëpunëtor aktiv dhe kontribuues i drejtpërdrejtë në aktivitetet shkencore, kërkimore dhe akademike që ASHAK zhvillon në kuadër të programeve të saj.

Ky bashkëpunim siç u tha, u mundëson studiuesve dhe stafit akademik të UHZ-së përfshirje në projekte të përbashkëta kërkimore, botime shkencore, konferenca, tryeza akademike dhe iniciativa të tjera me rëndësi kombëtare.

 


MË SHUME NGA Kulturë