KQZ shpalli rezultatet përfundimtar të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
M.Shefkiu/RTKLive
(E plotësuar 10:25) Pas një odisejade të gjatë të numërimit dhe rinumërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka treguar për rezultatin e përfundimtar të zgjedhjeve dhe për ulëset në Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.10% të votave, duke siguruar 487,077 vota dhe 57 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.19% të votave ose 192,434 vota, duke fituar 22 ulëse. Lidhja Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 13.24% të votave ose 126,163 vota, që i japin 15 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50% të votave, pra 52,423 vota, përkatësisht 6 ulëse. Lista Serbe ka siguruar 4.49% të votave, ose 42,759 vota, duke fituar 9 ulëse.
“...Nisma Socialdemokrate 1.59%, Kosovah Demokratik Türk Partisi 0.57%, Za Slobodu Pravdu i Opstanak 0.51%, Koalicija Vakat 0.42%, Nova Demokratska Stranka 0.41%, Inicijativa E Re Demokratike e Kosovës 0.21%, Socijal Demokratska Unija 0.27%, Partia Liberale Egjiptiane 0.24%, P-S-A 0.22%, P-A-I P-D-A-K L-P-P 0.21%, Jedinstvena Goranska Partija 0.16%, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 0.12%, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 0.10%. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 0.10%, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar 0.10%, Fjala 0.09%, Iniciativa Qytetare për Kosovë 0.08%, Kosovski Savez 0.06%, Nexhmedin Sejdillar 0.03%, Kosovaki Nevi Romani Partia 0.02%”, tha Radoniqi.
Për çështjen e KDTP-së e cila ka dy ulëse, foli edhe Sami Kurteshi i LV-së. Ai tha se zgjedhja e dy kandidatëve për deputet nga KTDP-ja është e jashtëligjshme dhe nuk do ta votojë.
“Sa i përket çështjes së KTDP e kemi diskutuar këtë çështje, po ligji thotë, por sipas meje dhe Kushtetueses kemi të bëjmë me dy ulëse, ku në Kuvend kërkohet plotësimi i kuotës gjinore. Këtë çështje e ka trajtuar Kushtetuesja në një vendim të kaluar. Propozoj që pas shpalljes këtë çështje ta ushtroni me ankesë...pjesa tjetër i mbetet KTDP në PZAP”, tha Radoniqi.
KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve, rinumërimi nuk sjell ndryshime
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se sot në orën 10:00 do të mbahet mbledhja e Komisionit, ku në rend të ditës është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.
Sipas tij, ka përfunduar procesi i rinumërimit të 2,557 vendvotimeve, që shënon zyrtarisht përmbylljen e këtij procesi nga Komisioni.
Megjithatë, me shpalljen e rezultateve përfundimtare nuk përmbyllet edhe gjithë procesi, pasi subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtën të paraqesin ankesat e tyre brenda 48 orëve nga shpallja.
“Sa i përket kohës që do të na marrë certifikimi i rezultateve, kjo varet krejtësisht nga ankesat e paraqitura,” ka deklaruar Elezi.
Rinumërimi i votave nuk ka sjellë ndryshime në ndarjen e ulëseve të deputetëve, por ka ndryshuar numrin e votave të deputetëve brenda partive. Gjithashtu, rinumërimi ka nxjerrë dyshime për manipulime të brendshme, pasi në disa subjekte ndryshimi ka arritur deri në 6,000 vota për një deputet.
Për këto manipulime, deri tani janë intervistuar dhe paraburgosur dhjetëra të dyshuar në disa komuna, më së shumti në Prizren.























