90 vjetori i lindjes së Kadaresë, ekspozitë me dorëshkrimet origjinale
BKT
Kulturë

90 vjetori i lindjes së Kadaresë, ekspozitë me dorëshkrimet origjinale

RTSH

Në vazhdën e aktiviteteve për 90 vjetorin e lindjes të Ismail Kadare, u organizua një ekspozitë në ambjentet e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, me disa objekte të rralla dhe dorëshkrime origjinale të shkrimtarit.

Mbrëmja u shoqërua me interpretime të prozës, poezisë, muzikës me tekste të Kadaresë, nga aktorët më në zë të vendit.

Ismail Kadare pati një ndikim thelbësor në ndërgjegjen kolektive shqiptare, i cili e ktheu letërsinë në një hapësirë reflektimi mbi pushtetin, frikën dhe identitetin.

Përmes alegorisë dhe mitit, ai arriti të thoshte të pathënën e një shoqërie të mbyllur, dhe i dha zë dilemave morale të individit përballë historisë duke sfiduar narrativat zyrtare, vlera të cilat e vendosin atë në radhën e shkrimtarëve të mëdhenj të letërsisë botërore. 


MË SHUME NGA Kulturë