Arrestohet i dyshuari për tentimvrasje në Mitrovicë
BKT
Foto arkiv
Lajme

Arrestohet i dyshuari për tentimvrasje në Mitrovicë

M.Sh/RTKLive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë, pas një incidenti që ndodhi sot në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicën e Jugut.

Rreth orës 14:00, Policia ka marrë informacion për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Viktima, një mashkull i moshës madhore, është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, e cila do të përdoret si provë materiale në hetime, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari i është caktuar masa e ndalimit policor dhe procedurat ligjore kundër tij vazhdojnë.


MË SHUME NGA Lajme