08:31 / 02.02.2026
Sot mbyllet afati për ankesa në PZAP, për zgjedhjet e 28 dhjetori
Afet Bela/RTKLive
Afati i fundit për subjektet dhe kandidatët që duan të paraqesin ankesë përpara Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa është ora 11:00 , para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të nisë procesin e certifikimit të rezultateve.
Të shtunën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor.
Rezultatet u shpallën për 23 nga 24 subjektet politike dhe kandidatët e tyre.
Shpallja e rezultateve përfundimtare për subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatëve të saj, nuk mori votat e mjaftueshme të anëtarëve.























