Galatasaray synon transferimin e Messit
BKT
Sport

Galatasaray synon transferimin e Messit

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Klubi i madh turk i Galatasaray raportohet se po e shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të superyllit argjentinas, Lionel Messi.

Lajmi u bë i ditur në transmetim të drejtpërdrejtë pas fitores 4-0 të Galatasaray ndaj Kayserispor, kur komentatori i njohur turk, Levent Tezemen, bëri një deklaratë të rëndësishme për fansat.

Sipas Tuzemen, Messi i ka dhënë “dritën jeshile” klubit turk për një projekt të veçantë që do të zgjasë katër muaj dhe 12 ndeshje. Kushti i vetëm i argjentinasit është që të luajë vetëm në Stamboll, pa udhëtuar për ndeshje jashtë qytetit.

Drejtuesit e Galatasaray kanë konfirmuar informacionin, ndërsa Messi po e shqyrton seriozisht këtë mundësi si përgatitje për Kupën e Botës 2026. Më parë, ylli argjentinas ka refuzuar edhe ofertën e klubit arab Al Hilal.

Ekspertët parashikojnë se, nëse transferimi realizohet, rreth një milion tifozë mund të shkojnë në aeroport për ta pritur Messin, duke e bërë këtë një ngjarje historike për futbollin turk.