Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë
BKT
Lajme

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Arlinda Sejda, RTK

Gjykata Themelore e Prishtinës edhe në rigjykim e ka dënuar të hënën  me 13 vjet burgim të akuzuarin për krime lufte në Izbicë, Muhamet Alidemaj.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 12 korrik 2024 e pati shpallur Alidemajn fajtor dhe e pati dënuar me 15 vjet burgim. Por, Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin në rigjykim.

Në aktgjykimin e shkallës së dytë thuhej se në të mungojnë arsyet për faktet vendimtare që nuk janë vlerësuar në mënyrë të plotë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 28 maj të vitit 1999, në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave serbe, ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës.


MË SHUME NGA Lajme