Diskutohet mbajtja e Kuvendit Ndërkombëtar të Mësuesve të Shqipes
BKT
Kulturë

Diskutohet mbajtja e Kuvendit Ndërkombëtar të Mësuesve të Shqipes

Shqipe Gashi|RTKlive

Sot, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Suedi, është mbajtur takimi i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve të Gjuhës Shqipe.

Ky kuvend synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për bashkëpunim, koordinim dhe reflektim strategjik mbi mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, duke lidhur mësues nga vende të ndryshme të botës. Kuvendi vjen si vazhdimësi e atij të mbajtur tre vite më parë në Mynih dhe mbështetet në punën e vazhdueshme të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve.

Ambasada e Republikës së Kosovës mirëpret iniciativa që forcojnë rrjetëzimin e mësuesve dhe promovimin e gjuhës shqipe në diasporë.


MË SHUME NGA Kulturë