23:15 / 03.02.2026
Leverkusen kalon lehtë St. Pauli dhe siguron gjysmëfinalen
Uran Krasniqi / RTKLive
Bayer Leverkusen është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, pasi ka mposhtur St. Pauli me rezultat 3-0 në stadiumin "BayArena".
Skuadra vendase e ka dominuar ndeshjen dhe nuk ka lënë shumë hapësirë për befasi.
Goli i parë është shënuar në pjesën e parë nga Martin Terrier, i cili ka realizuar një goditje të bukur nga jashtë zonës.
Pas pushimit, Leverkusen ka vazhduar me presion dhe e ka dyfishuar epërsinë përmes Patrik Schick, i cili ka shënuar me kokë pas një asistimi nga Aleix García.
Në minutat shtesë, Jonas Hofmann e ka vulosur fitoren me golin e tretë, duke konfirmuar paraqitjen e fortë të Leverkusen.























