Guerot mbledh komunitetin e biznesit në prag të Ditës së Biznesit Francez
BKT
Lajme

Guerot mbledh komunitetin e biznesit në prag të Ditës së Biznesit Francez

Emine Hoti/RTKlive

Në kuadër të përgatitjeve për  Ditën Franceze të Biznesit, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, mblodhi mbrëmë në Prishtinë përfaqësues të kompanive franceze që veprojnë në vend, investitorë si dhe partnerë institucionalë.

"Ky takim shërbeu si platformë për diskutime mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, me fokus të veçantë në nxitjen e investimeve franceze në Kosovë dhe forcimin e shkëmbimeve ekonomike ndërmjet dy vendeve", thuhet në njoftimin e ambasades franceze.

Dita e Biznesit Francez  synon të krijojë ura të reja bashkëpunimi mes sektorit privat dhe institucioneve, duke promovuar Kosovën si një destinacion atraktiv për investime të huaja.


MË SHUME NGA Lajme