Osmani e kryeministrja e Mozambikut flasin për bashkëpunim mes shteteve
BKT
Lajme

Osmani e kryeministrja e Mozambikut flasin për bashkëpunim mes shteteve

Valmira Saraçi|RTKlive

Një tjetër takim e ka zhvilluar presidentja, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe. E para e shtetit , është takuar me kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy.

Osmani ka thënë se me kryeministren e Mozambikut patën diskutim përmbajtjesor dhe folën për rëndësinë e bashkëpunimit mes shteteve.

“Diskutim përmbajtjesor në Emiratet e Bashkuara me Kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy, për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani.

Gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe Osmani ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë nga shtete të ndryshme.


MË SHUME NGA Lajme