Protestohet kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë
BKT
Foto: Arbresha Berisha
Lajme

Protestohet kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë

Arbresha Berisha / RTK

(E plotësuar) Ka nisur protesta e organizuar nga Kolektivi Feminist dhe Përpjekja kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Një grup qytetarësh nën brohoritje dhe fishkëllima, po protestojnë para KEDS-it ku po kërkojnë që mos të ngriten tarifat. Ndërkohë, një protestues është arrestuar nga policia.

Qytetarët thanë se me pagat dhe pensionet aktuale është e vështirë të përballohet një ngritje e çmimeve të  rrymës.

Erblin Ajdini, aktivist potencoi se do të ketë protesta më masive nëse ngriten tarifat. Ajdini nënvizon se KEDS është kundër qytetarëve dhe spo vazhdon edhe një hile tjetër.

“Këtu prapa nesh po na zihet edhe një hile tjetër, që neve popullin do të na varfërojnë edhe më shumë. Por këtë hile nuk mundemi me e kapërcy këtu. Jemi këtu për me i thënë KEDS se durimit tonë i ka ardhur fundi dhe nuk mund të silleni sikur kapadai e që na shtroni zullumin kudo që ua vë syrin edhe një zero më shumë në obligimet e juaja. Ju nuk mund të vazhdoni të vidhni këtë popull përveçse ia keni vjedhur një pjesë të aseteve më jetike. Nuk mund të vazhdoni të na i faturoni neve dështimet dhe dëshirat e juaja për rritje, mbi trupat tonë. Tash e sa vjet nuk jeni në shërbimin tonë, jeni kundër nesh, jeni fajdexhinjtë tanë më të mëdhenj. Andaj tash e tutje edhe ne do t’iu dalim përballë, do t’iu përcjellim dhe do t’ju bojkotojmë deri kur ky institucion të kthehet në anën e popullit. Në momentin kur ju shtrenjtoni faturat, ne fillojmë bojkotin. Do t’i bojkotojmë faturat dhe do të bllokojmë rrugë e institucione deri atëherë kur ky vend të fillojë punën për ne dhe jo për kapitalin”, theksoi ai.

 


MË SHUME NGA Lajme