Sonte hapet ekspozita `Between Mercury and Mars, Home` nga Besnik Grainca
BKT
Kulturë

Sonte hapet ekspozita `Between Mercury and Mars, Home` nga Besnik Grainca

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ekspozita personale e artistit Besnik Grainca, “Between Mercury and Mars, Home”, hapet sonte në Tulla – Culture Center në ora 20:00.

Ekspozita vjen si një udhëtim pa hartë, mes impulsit për t’u larguar dhe nevojës për të qëndruar. Përmes vizatimeve, pikturave dhe një arkive në lëvizje, paraqitet një ekspozitë që ndërtohet teksa ecën.

“Disa mendime shtyjnë drejt qiellit dhe largësive, drejt asaj që ende nuk ka formë, ndërsa të tjera mbajnë peshë përmes përsëritjes, përkushtimit dhe ngadalësimit. Diçka ndërtohet mes largimit dhe kthimit, mes asaj që kërkojmë dhe asaj që na mban. Diku mes Merkurit dhe Marsit, është shtëpia”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 27 shkurt 2026.


MË SHUME NGA Kulturë