Osmani uron Presidentin e ri të Portugalisë
Kimete Kasumi/ RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar Presidentit të ri të Portugalisë, António José Seguro, me rastin e zgjedhjes së tij, duke theksuar se nën udhëheqjen e tij partneriteti i kahershëm ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë do të vazhdojë të thellohet.
E para e shtetit ka deklaruar se, në emër të popullit të Republikës së Kosovës, shpreh urimet më të përzemërta për António José Seguro me rastin e zgjedhjes së tij si President i Republikës Portugeze, duke i uruar suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie të rëndësishme.
“Jam e bindur se, nën udhëheqjen e tij, partneriteti i kahershëm ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë do të vazhdojë të thellohet, i udhëhequr nga vlera të përbashkëta dhe bashkëpunim i ngushtë”, ka shkruar Osmani në X























