Milano Cortina 2026, Allmen fiton medaljen e dytë të artë
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Zvicerani Franjo von Allmen ka siguruar medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike Milano Cortina 2026, duke triumfuar në garën e kombinimit ekipor për meshkuj në skijim alpine.
Pas një lëshimi shumë të fortë nga Alexis Monney, Daniel Yule nuk arriti të mbajë ritmin në slalom, duke bërë disa gabime në kthesa. Dyshja Monney/Yule e përfundoi garën në vendin e 12-të.
Shpresa e fundit për Italinë ishte Alex Vinatzer, pas kohës më të shpejtë në zbritje nga bashkëkombësi i tij Giovanni Franzoni.
Megjithatë, Vinatzer pati një nisje të ngadaltë në slalom dhe humbi shumë kohë, duke përfunduar vetëm në vendin e shtatë, jashtë podiumit.
Me këtë rezultat, Von Allmen/Nef (Zvicër) siguroi medaljen e artë, ndërsa gara prodhoi një barazim për medaljen e argjendtë. Dyshen Odermatt/Meillard (Zvicër) dhe Kriechmayr/Feller (Austri) e ndau podiumi me medalje.
Franjo von Allmen bëhet kështu sportisti i parë me dy medalje ari në këto Lojëra Olimpike.























