Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28 Dhjetorit
Kaltrina Rexhepi/RTK
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 25 dhjetor 2025.
Vendimi u miratua me 11 vota për, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës. Certifikimi vjen pasi Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuara gjashtë ankesat e fundit që kishin të bënin me procesin zgjedhor.
Megjithatë, nga disa anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është shprehur pakënaqësi lidhur me vendimin për certifikimin e rezultateve edhe për Listën Serbe.
Para certifikimit, kryesuesi Radoniqi njoftoi se PZAP dhe Gjykata Supreme kanë përfunduar me trajtimin e ankesave të parashtruara në këto institucione kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026 dhe nuk ka ndryshime.
Rezultatet e certifikuara të KQZ-së janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, në hapësirën Rezultatet e Zgjedhjeve ose në këtë vegzë: https://kqz-ks.org/rezultatet/zgjedhjet-per-kuvend-te-kosoves/
Zgjedhjet e parakohshme e nxorën Lëvizjen Vetëvendosje parti fituese me 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjashtë ulëse.























