Milano-Cortina 2026: Dita e katërt e finaleve
BKT
Sport

Milano-Cortina 2026: Dita e katërt e finaleve

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Milano- Cortina 2026 sot hyn në ditën e katërt të finaleve, ku do të garohet për nëntë medalje të arta.

Italia synon të luajë një rol protagonist në një tjetër ditë intensive të Lojërave Olimpike Dimërore.

Dy nga flamurtarët italianë në Ceremoninë e Hapjes do të kërkojnë të ngjiten në podium në edicionin shtëpiak të Lojërave. Vëmendja fillimisht është te Arianna Fontana, në ditën e parë të garave të short track-ut në Milano Ice Skating Arena, ku është programuar finalja e stafetës së përzier.

Përveç sportistes italiane më të suksesshme në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore, në aksion do të jetë edhe Federico Pellegrino në skijim nordik, pikërisht në disiplinën e tij më të fortë: sprintin, që i ka sjellë dy podiume olimpike, në Pyeongchang 2018 dhe Beijing 2022.

Në karling, Italia synon medaljen e dytë olimpike radhazi në dopion miks. Stefania Constantini dhe Amos Mosaner do të përballen me Britaninë e Madhe në finalen për medaljen e bronztë.

Në Antholz–Anterselva nis edhe programi individual i biathlonit, ku Tommaso Giacomel pritet të jetë ndër protagonistët në garën 20 km për meshkuj.

Medalje do të ndahen gjithashtu edhe në konkurrecën e femrave të skijimit alpine, në sllitë – garën individuale për femra me dy raoundet e fundit, si dhe në kërcimin me ski, me provën e skuadrave të përziera.