11:27 / 10.02.2026
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për parregullsi votash në Suharekë
Emine Hoti/RTKlive
Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur hetime me vetiniciativë lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë.
Sipas njoftimit nga Prokuroria, hetimet janë autorizuar nga Kryeprokurori Petrit Kryeziu.
“Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parapara në Kapitullin XVIII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), që ndërlidhen me shkeljen e të drejtave të votimit”, thuhet në njoftim .
Prokuroria njofton se pas intervistimit të të dyshuarve gjatë ditës, do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacion mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejshme hetimore.























