Përkujtohen Arben Xheladini e Mon Balaj në 19 vjetorin e vrasjes
Valmira Saraçi|RTKlive
( e plotësuar) Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore në bulevardin “Nënë Tereza” në Prishtinë, në vendin ku më 10 shkurt 2007 u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini gjatë demonstratave të atij viti.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se 10 shkurtit i viti 2007 është kujtim i gjallë i cili vlon në mendjet dhe trupat tanë.
“Me 10 shkurt para 19 vjetësh u mblodhëm në rrugën “Perandori Justinian” aty ku lëvizja Vetëvendosje e kishte selinë e saj aso kohë në qytezën Pejton. Nga rruga “Perandori Justinian” vazhduam për në rrugën “Garibaldi” për të mbërritur tek sheshi Skënderbeu. Ndërkohë mu këtu marshin tonë e ndaloi policia e UNMIK-ut, pranë rrugën “Nënë Tereza. Ishim me mijëra demonstrues dhe bashkë me ne në ballë ishte edhe simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi i cili atë botë ishte 71 vjeç. Në atë protestë ne po kundërshtonim pakon e ish-emisarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës si një kompromis që shënonte padrejtësi për popullin tonë dhe për të drejtat tona. Edhe vetë Ahtisari ka thënë që propozimi i tij është kompromis dhe ish i bindur se ishte kompromis tepë ri madh sepse kishte aq shumë koncesione përbrenda, por gjashtë prej tyre ishin kryesoret””, tha kreu i VV-së, Albin Kurti.
Pas homazheve te pllaka përkujtimore, homazhe do të ketë edhe pranë varrit të Mon Balajt në Besianë, derisa më herët homazhe u bënë edhe te varri i Arben Xheladinit.
Përkujtohet Arben Xheladini në 19 vjetorin e vrasjes
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe pranë varrit të aktivistit, Arben Xheladini, në 19 vjetorin e protestës së 10 shkurtit, ku ai bashkë me Mon Balajn ishin vrarë nga policia rumune e UNMIK-ut, derisa protestonin kundër negociatave, më 2007.
Po atë ditë të plagosur kishin mbetur edhe shumë aktivistë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune, të cilët kishin gjuajtur edhe me plumba gome drejt turmës.























