Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar
BKT
Lajme

Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

Naser Mekolli /RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar, sot, edhe njëherë me indinjatë pas kërkesës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Hagës që ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të dënohen me nga 45 vjet burg.

Rama, në një postim në Facebook, të plotësuar edhe me një vide, ku shihet prokurori i Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Hagës, Matt Heling, të cilin e ka cilësuar si ‘idioti ndërkombëtar”.

“Çfarë IDIOTI NDËRKOMBËTAR”, ka shkuar Rama në Facebook.

Kryeministri Rama, mbrëmë në platformën X, ka shkruar se po mundohet të kuptojë logjikën që ka ndjekur prokuroria për të dalë me këtë kërkesë. Ai ka shtuar se fjalët nuk i vijnë në ndihmë për t’u shprehur dhe se i duhet kohë për të përballuar gjithë atë që ka ndodhur.

"Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me m*t që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!", ka shkruar Rama në X.


MË SHUME NGA Lajme