Konjufca: Nesër do të bëhet Kuvendi, shpresoj që do të bëhet edhe qeveria
Valmira Saraçi|RTKlive
Nënkryetari i Lëvizjes vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se nesër do të bëhet konstituimi i Kuvendit, derisa ka thënë se shpreson që po nesër do të behet edhe qeveria e Kosovës.
“Nesër do të bëhet Kuvendi dhe nesër shumë shpresoj që do të bëhet edhe Qeveria, për tjerat flasim pastaj” tha Konjufca para gazetarëve.
I pyetur nëse do të votohet nënkryetari i Kuvendit nga Lista Serbe, ai tha se Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk i ka refuzuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Ne kurrë nuk i kemi refuzuar aktgjykimet e Gykatës Kushtetuese . Ata natyrisht kanë qenë beteja politike, por kur i ka dhënë vulë Gjykata Kushteteuse, siç ishte rasti përshembull në vitin 2014 kur tha se ju nuk mund ta bëni shumicën, shumicën duhet ta bëjë vetëm fituesi i zgjedhjeve, ne u tërhoqëm dhe vazhduam sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese”.























