Rashiq: Besoj që sërish do të jem i propozuar për ministër
Valmira Saraçi|RTKlive
Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, beson që ai do të vazhdojë të jetë i propozuar për ministër për Kthim dhe komunitete në qeverinë ‘Kurti 3’.
Ai ka thënë se do të mbështesë kandidaten për kryetare të Kuvendit që tha se do të jetë, Albulena Haxhiu.
“Po do të votojë kandidatin për kryetar, sa e di unë do të jetë zonja Haxhiu”, tha Rashiq.
Ai ka thënë se nuk e di kush do të jetë kandidat për nënkryetar nga komunitetet, derisa kur u pyet nëse do të votojë për nënkryetarin nga Lista Serbe tha se do të votojë cilindo kandidat kur vjen në pako. “Sikur jemi marrë vesh dje do të votoj, besoj jo vetëm unë por të gjithë”, tha ai.
Rashiq tha se si njeri me përvojë të gjatë në politikë respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. “Duhet të respektohet dhe unë gjithmonë e bëj një gjë të tillë”, tha ai.























