Haxhiu: Ne presim që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë në vend
BKT
Në Fokus

Haxhiu: Ne presim që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë në vend

Valmira Saraçi|RTKlive

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se sot debatohet lirshëm në sallën plenare falë sakrificës së madhe të popullit për liri, përfshirë luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe kontributin e madh të grave e burrave që dhanë gjithçka për vendin.

“E sot këtu në këtë pasdite vijmë pasi gjatë tërë ditës kishim seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Historia e popullit shqiptar të Kosovës është e qartë dhe e drejt. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejt për çlirim, dihet kush ka qenë agresori, dihet kush ka bërë krime në vendin tonë ato janë të regjistruara e të dëshmuara nga bota mbarë. Ato krime janë kryer nga Serbia e cila kurrë asnjëherë nuk u përballë me drejtësinë në mënyrë serioze. Përkundrazi kriminelët e luftës u ricikluan në pushtet e u amnistuan. Ne presim që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë në vend dhe tek familjet e tyre dhe që këto orvatje të prokurorisë të marrin fund sa më parë, për këtë duhet të jemi bashkë”, tha ajo.

Haxhiu: Do të punoj me transparencë dhe me përkushtim të plotë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu mbajti fjalën e parë si kryetare e re e Kuvendit të Kosovës.

“Ju falënderoj për besimin e dhënë në udhëheqjen e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sot e marrë këtë detyrë me vetëdije të plotë për peshën kushtetuese që ajo mbartë dhe me respekt të thellë për vullnetin e qytetarëve që na kanë sjellë këtu. Këtë besim do ta nderoj me punë të përditshme, transparencë por po ashtu edhe me përkushtim të plotë”, tha Haxhiu.


MË SHUME NGA Në Fokus