Përditësohen stemat e komunave në veri të vendit në platformën e-Kosova
BKT
Lajme

Përditësohen stemat e komunave në veri të vendit në platformën e-Kosova

Valbona Thaçi|RTKlive

Stemat e katër komunave në veri të Republikës së Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, janë përditësuar në platformën e-Kosova, sipas logove zyrtare të miratuara gjatë viti 2025.

Ditë më parë ishte raportuar në media se komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok kishin ndryshuar stemat në platformën e-Kosova me simbole dhe me motive nacionaliste serbe.

Në lidhje me këtë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) kishte njoftuar opinionin publik se MAPL dhe Agjencia e Shoqërisë së Informacionit ishin në proces të përditësimit të logove të këtyre katër komunave në platformën E-Komunat, të miratuara gjatë vitit 2025.

Në sqarim thuhej se të gjitha logot zyrtare të komunave do të përditësohen dhe pasqyrohen në profilet përkatëse të secilës komunë, në përputhje me vendimet zyrtare dhe standardet institucionale.

No description available.No description available.No description available.No description available.


MË SHUME NGA Lajme