19:36 / 11.02.2026
Kurti në takim te Osmani
Valmira Saraçi|RTKlive
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, aktualisht ndodhet në takim me të parën e shtetit, Vjosa Osmani.
Gazetarja e RTK-së, Edona Podvorica e cila gjatë gjithë ditës ka përcjellë zhvillimet brenda Kuvendit të Kosovës tha se pritet që pas pak presidentja ta mandatojë Kurtin për formimin e Qeverisë së re të vendit.
Podvorica, bazuar në burimet e saj tha se seanca pritet të mbahet sonte pas orës 20:00.























