Osmani mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re
BKT
Lajme

Osmani mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re

Valmira Saraçi|RTKlive

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani që tha se vendimin e mori në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara”, ka shkruar Osmani.

Mandatimi i Kurtit erdhi pas takimit që zhvilluan së bashku në zyrën presidenciale. Hy hap erdhi pas konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së kryetares e nënkryetarëve të Kuvendit.

Pas pak pritet të mbahet edhe seanca e dytë, aty ku do të kërkojë besimin e deputetëve lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të qeverisur për një tjetër mandat.

 


MË SHUME NGA Lajme