20:27 / 11.02.2026
E planifikuar për ora 20:00, pas pak pritet të nis seanca e jashtëzakonshme
Valmira Saraçi|RTKlive
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen në seancë të jashtëzakonshme, për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Kuvendi i Kosovës në faqen zyrtare e ka publikuar orën e mbajtjes së kësaj seance e paraparë për ora 20:00, megjithatë seanca pritet të nisë pas pak, meqë deri pak kohë më parë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ishte në takim te presidentja, Vjosa Osmani, e cila para pak minutash e bëri publike mandatimin e Kurtit për qeverinë e re.
























